Kombëtarja shqiptare do të ketë një shtëpi të re. Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, janë bërë bashkë për t’i dhënë udhë një tjetër projekti në ndihmë të futbollit.

Në ambientet e ish-kompleksit Dinamo, ky projekt parashikon të ndërtohet selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe veç saj, një godinë rehabilitimi fizioterapie e masazhesh dhe dy fusha stërvitore, njëra me bar artificial dhe që do të përdoret vetëm për sërvitje dhe tjetra do të jetë një ministadium, me bar natyral, me një tribunë me 500 vende, ku do të zhvillojë grumbullimet kombëtarja dhe ku do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre ndërkombëtare të gjitha ekipet e moshave nga U15 deri tek U21.

“Ky është një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas 18 muajsh uroj që të gjithë së bashku të inaugurojmë dhe të fillojmë shfrytëzimin e këtyre ambienteve të reja për të vazhduar punën për të bërë sa më mirë për futbollin”, deklaroi në fjalën e rastit Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ndërkohë, i keqardhur si një ish-dinamovit, që ish-kompleksi Dinamo do të shëmbet për një tjetër destinacion sportiv, Kryeministri Edi Rama shprehet i lehtësuar nga çlirimi nga ndjenja e borxhit të qeverisë shqiptare ndaj kombëtares së futbollit.

“Pas 18 muajsh do të kemi një kompleks të ri dhe një shtëpi të re të kombëtares shqiptare të futbollit, duke i shlyer një borxh të madh ekipit dhe një herë tjetër mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e Federatës”, u shpreh Rama.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA