MotoGP, Ducati prezanton motorin e ri (Foto)

15/01/2018 12:24

Ducati ka prezantuar motorin e ri me të cilin Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo do të garojnë në MotoGP këtë vit.

“Me një Andrea Dovizioso nënkampion bote, i aftë për rezultate të jashtëzakonshme që kanë treguar talentin e tij të nënvlerësuar nga shumë persona dhe me një Jorge Lorenzo që në pjesën e fundit të sezonit tregoi shpejtësi, jemi gati për një vit madhështor”, tha administratori i deleguar i skuadrës italiane, Claudio Domenicali.

Motori i prezantuar në Bolonjë, sipas pilotëve, do të jetë i aftë për të luftuar seriozisht për titullin kampion me japonezët Honda e Yamaha.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA