Goditja që i dha fund karrierës së keçistes (Video)

15/01/2018 13:42

Keçistja britanike Saraya-Jade Bevis, e njohur me emrin Paige, i ka dhënë fund karrierës së saj pas një goditjeje në kurriz që mori nga Sasha Banks gjatë spektaklit WWE të 28 dhjetorit, në Nju Jork.

Në videon që është bërë virale orët e fundit, shihet Paige që rrëzohet në tokë pas goditjes në kurriz me këmbë të bashkuara nga kundërshtarja e saj. Ajo nuk i ndjeu më këmbët dhe rrëzohej sa herë që tentonte të ngrihej.

Pas vizitave mjekësore u vendos që 25-vjeçarja nuk do të kthehet më në ring.

Saraya-Jade Bevis kishte një vit e gjysmë që nuk ndeshej për shkak të një dëmtimi në qafë.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel