Cristiano kërkon të largohet drejt Manchester United

15/01/2018 09:03

Cristiano Ronaldo kërkon të largohet nga Reali i Madridit.

Sipas sportives spanjolle “AS”, sulmuesi portugezi ndihet i mashtruar nga premtimet e rinovimit të kontratës nga ana e Presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, dhe ka vendosur që ta mbyllë aventurën me kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.

Për momentin, prioriteti i tij është kthimi te Manchester United, që e konsideron si vendin ideal për të vazhduar trajektoren e sukseseve. Me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo ka luajtur në periudhën 2003-2009 dhe ka fituar Topin e Artë të parë në karrierë.

Mendohet se vendimin për t’u larguar, numri 7 i madrilenëve ia ka thënë edhe disa shokëve të skuadrës.

Pas ndeshjes së shkëlqyer në finalen e Kardifit kundër Juves, Cristianos iu premtua rinovimi i kontratës me përmirësim page, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Top Channel