Pak ditë më parë ai u shpall sportisti i vitit në aeronautikë dhe flasim për Xhonatan Islamin. I ftuar në Wake Up ai rrëfen synimet në të ardhmen. Disiplina e preçizionit mund të bëhet pjesë e lojërave olimpike aziatike.

“Unë personalisht dhe ekipi im jemi fokusuar disiplinës së precizionit shumë ku jam shpallur dhe kampion. Kjo është avantazhi i madh që këtë vit është në lojërat aziatike olimpike precizioni, kështu që është bërë kërkesë dhe për vitin 2020 që të jetë në lojërat olimpike. Përsa i përket jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, sigurisht që synojmë në Europian dhe Botëror renditje shumë tëm irë. Vlen për tu theksuar që kemi një ekip shumë të mirë. Unë synoj dhe për renditjen individuale”, thotë Xhonatani.

Top Channel