Nëse publiku ishte mësuar ta dëgjonte më së shumti me dialektin nga jugu, madje jo pak herë edhe me një greqishte shumë të besueshme, kohët e fundit Gaz Paja ka mësuar se mund të flasë frëngjisht.
Këtë fakt ai nuk e besonte deri në momentin që bëri një udhëtim fantastik në Mauritani, në vigjilje të ndërrimit të viteve. Një shkëputje nga realiteti i ngarkuar me shumë punë, impenjime profesionale, padyshim edhe ‘thashetheme’ që jo pak herë e kanë vënë në shënjester. Aktori i shkëlqyer i humorit zgjodhi këtë vend shumë të preferuar nga turistët nga e gjithë bota për të festuar ardhjen e Vitit të Ri në një mënyrë shumë interesante.
Dhe në udhëtimin e tij 10 ditor Gaz Paja nuk ka munguar ta gjejë veten në shumë situata të bukura, por padyshim pjesa e tij e preferuar është kënga. Jo nga ato me iso që i ka trashëgim nga familja, por muzikë e zgjedhur franceze. I rrëmbyer nga atmosfera e shkëlqyer e momenteve festive Gazi nuk ka refuzuar të provojë të këndojë frëngjisht, edhe pse deri në atë moment që e pa veten në skenë, e dinte se frëngjishtja ishte gjuhë e huaj për të.
Ndoshta me rifillimin e sezonit të ri të Portokallisë në mars, mund të kemi ndonjë rol ku Gaz Paja të praktikojë frëngjishten.
Top Channel