Arda Turan rikthehet në Turqi, huazim te Basaksehir

13/01/2018 15:10

Arda Turan do të vazhdojë karrierën në vendlindjen e tij, në Turqi, te skuadra Basaksehir Istanbulspor.

Barcelona, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit, bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje me këtë skuadër për transferimin e Arda Turan.

Në komunikatën e publikuar theksohet se, Arda Turan kaloi te Basaksehir në formën e huazimit, me opsionin e blerjes së futbollistit nga skuadra turke deri në vitin 2020, me Basaksehir që çdo vit të kësaj periudhe mund të ushtrojë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të mesfushorit.

Arda Turan ka luajtur në total 55 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 15 gola. Mesfushori turk ka mundur të fitojë me fanellën blaugrana 6 trofe; një kampionat, dy Kupa Mbreti, një Superkupë të Spanjës, një Botëror klubesh dhe një Superkupë europiane.

Arda Turan u transferua te Barcelona verën e vitit 2015, por debutimin me katalanasit e bëri në janar të 2016-s, pasi Barcelona ishte e dënuar nga FIFA me bllokim të merkatos.

Top Channel