Një 20-vjeçar nga Florida thotë se ka në plan të “argëtohet ca” pasi u shpall fituesi i një xhekpoti 451 milion dollarësh.
Pesë numrat dhe bonusi i vendosur nga Shane Missler shënuan fitoren e katërt më të madhe në historinë e lojës amerikane. Ai vendosi të merrte në dore 282 milion dollare, në vend të shumës së plotë që do të duhet të dorëzohej brenda një periudhe më të gjatë kohore.
Missler vetë pretendon se natën e hedhjes së shortit të Mega milionëve kishte pasur një parandjenjë të fortë që do të fitonte, dhe vetëm pak minuta më vonë, kishte shkruar në Facebook: “O zot i madh”!!!.
Biletën, 20-vjeçari e paraqiti në zyrat e llotarisë shtetërore në Tallahassee, në shoqërinë e të atit dhe një avokati. Djaloshi thotë se ka plane të mëdha për pasurinë e tij të papritur. “Shpresoj që do të kem mundësinë të vë në jetë disa pasione të miat, të ndihmoj familjen e të bëj ca të mira për njerëzimin, u shpreh Missler.
“Por ndërkohë uroj që edhe të argëtohem ca përgjatë rrugës së cimentimit të një suksesi financiar, i cili të më lejojë të kem një trashëgimi të qëndrueshme edhe në të ardhmen”, shtoi ai.
Me të mësuar se nga ky moment është milioner, i riu dha dorëheqjen nga kompania ku punonte. Biletën, siç rrëfeu me pas edhe vetë, e kishte plotësuar duke përdorur opsionin “Quick Pick” , i cili i përzgjedh numrat në mënyrë rastësore.
Top Channel