Sevim Arbana: Nuk i dua buzëviçet!

12/01/2018 22:03

Sevim Arbana, kryetare e shoqatës “Në dobi të gruas”, ka shkaktuar polemika me një status në Facebook ku “thumbonte” të gjitha mikeshat e saj që pozonin në foto, sipas saj, duke bërë buzët si viç.

“Të dashura femra! Si feministe që jam, do të ndërmarr një hap drastik në fb. Të gjitha femrat që pozojnë me buzët si viç përpara, jo ashtu siç ua ka bërë nëna e babai, shkenca e hatashme me emrin gjenetikë, do t’i zhduk nga miqësia. Jo për gjë, po ma injorojnë miqësinë dhe ma kthejnë në butafori dhe fyçkllëk. Çdo femër ka bukurinë e saj, e cila varet nga truri, shpirti dhe ajo që trashëgon. Merci!”, shkruante Sevim Arbana në rrjetin social.

E ftuar në “Top Show Magazine”, Arbana shpjegoi pse ky sulm ndaj femrave që pozojnë me buzë të mbledhura.

“Është për t’i edukuar dhe për t’i thënë atyre që ju jeni të bukura. Me buzë, pa buzë, me gjoks, pa gjoks, me të pasme, pa të pasme… Çdo femër është e bukur, aq më tepër një vajzë e re që është e bukur gjithmonë. Unë nuk jam për këtë lloj ndjelljeje sepse nëse një vajzë e re edukohet në këtë formë, duke ndjellë meshkujt, nesër, ai mashkull do të shohë një femër tjetër që i bën buzët si viç”, u shpreh Sevim Arbana.

Por, gazetarja Fatjona Mejdini nuk është aspak dakord: “Statusi është jashtëzakonisht jo etik. Nëse krahason tiparet e një femre me tiparet e një kafshe, nuk është etike. Statusi nxit urrejtje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA