“Kam bërë dhurata për të dashurat që në moshën 5-vjeçare”

12/01/2018 16:36

Trimi Jetullahu është rreperi i cili sapo ka hedhur në tregun muzikor këngën “Lule Blini” duke marrë kështu miliona klikime në Youtube.

I ftuar në emisionin PopCulture në Top Channel, Trimi ka rrëfyer gjithçka për karrierën e tij në muzike, e cila siç theksoi ka nisur që në fëmijëri. por 23-vjeçari nuk ka nguruar të flasë edhe pë jetën e tij sentimentale.

Trimi mund të cilësohet si djalë mjaft i bukur dhe shumë i preferuar nga vajzat në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë e ka rrëfyer vetë rreperi i cili gjatë intervistës në PopCulture zbuloi se të dashurën e parë e ka pasur që në moshën 5 vjeçare: “I kam bërë dhurata të dashurave që në moshën 5 vjeç. Mendoj se femrat janë të shenjta e meritojnë të gjithë respektin. Për ti bërë një dhuratë një vazje ska rëndësi vlera materiale, por njëriu që e bën atë”- përfundoi Trimi.

Gjatë intervistës rreperi zbuloi se po punon për të tjera projekte muzikore.

Gjithashtu ai shprehu pëlqimin e tij për vajzat nga Tirana, ndërsa referuar kolegeve nga Shqipëria, Trimi rrëfeu se marrëdhënia me Çiljetën është shumë e mirë dhe se do ti pëlqente një bashkëpunim me Dhuarata Dorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA