Dua Lipa me ‘klonin’ e saj në videoklipin e ri

12/01/2018 17:37

Një Dua blu dhe një portokalli në klipin më të ri të këngëtares me origjinë shqiptare.

Kjo është ajo çfarë do të shohim në klipin e këngës me titull “IDGAF” të këngetarës Dua Lipa, e cila ka gjetur “sozinë e saj”

Kënga e sapo publikuar në YouTube ka marrë miliona klikime.

Në klipin e realizuar shfaqen dy Dua Lipa përballë njëra- tjetrës, në një skenë me ngjyra të theksuara blu e portokalli, të kombinuara bukur më “dy” këngëtaret.

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, vetëm pak muaj më parë publikoi klipin e këngës ‘New rules’, me të cilën korri sukses të jashtëzakonshëm.

Top Channel