Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologen e tij suedeze, margot Wallstrom nga e cila mori mbështetjen e Suedisë për integrimin e vendit.

“Jeni në rrugën e duhur dhe keni mbështetjen tonë”, nënvizoi ministrja suedeze.

Ministrat diskutuan mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe. Të dy homologët i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndanë mendimin për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit.

Ministri Bushati vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces. Ai e njohu kolegen suedeze me hapat dhe masat e ndërmarra nga Qeveria në procesin e reformave dhe plotësimin e pesë kritereve kryesore në kuadër të BE-së, duke konfirmuar vendosmërinë e qeverisë shqiptare për “zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut”.

Ministri Bushati shprehu besimin se “viti 2018 do të jetë një vit i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, përmes vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA