Yjet që kanë partneret më të vegjël se fëmijët e tyre (FOTO)

11/01/2018 13:28

Dashuria nuk njeh moshë është shprehje mjaft e vjetër e këtë e vërtetojnë më së miri edhe njerëzit e famshëm, ku partneret apo partnerët i kanë me një diferencë mjaft të madhe moshe.

Në krye të listës si personi më i madh në moshë dhe me diferencën më të madhe me partneren, sipas PageSix qëndron 92-vjeçari Dick Van Dyke dhe partneres së tij Arlene Silver, 46 vjeç. Ajo është 20 vjet më e vogël se djali i Dick,. Barry.

Më pas vijnë David Foster, bashkëshortja e të cilit është dy vjet më e re se vajza e tij, Erin. Partnerja e Lenny Kravitz, Barbara është vetëm një vit më e madhe se thjeshtra e saj, Zoe.

74-vjeçari Mick Jagger e ka partneren 34 vite më të re, por edhe 16 vjet më të vogël se vajza e tij Jade. Edhe babai i motrave bukuroshe Gigi dhe Bella, i cili ka dhe dy vajza të tjera në të 30-tat, Alana dhe Marielle, partneren e tij e ka 36 vjeçe.

Mr. Bean i famshëm, është në pritje të fëmijës së tij të tretë, me 33-vjeçaren Louise Ford. Ai është 69 vjeç dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Klani Kardashian renditet në listë me Kris Jenner. Partneri i saj, Corey Gamble, është vetëm një vit më i vogël se Kourtney.

FOTO GALERI
1/8
David Foster, 68 vjeç Katharine McPhee, 33 vjeç

Top Channel