Shorti, prokurorët që do të kalojnë në sitën e “Vettingut”
11/01/2018 16:26
Në Prokurorinë e Përgjithshme u hodh shorti për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme thuhet se për secilin prej 11 prokurorëve në short, përzgjidhen 5 dosje nga ky Komision, ndërsa procedura e hedhjes së shortit mbikëqyret nga kreu i KPK-së, Genta Bungo.
Nga hedhja e shortit u përzgjodhën për rivlerësimin kalimtar për prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arqile Koça, Artur Selmani, Sokol Stojani, Anila Leka dhe Kosta Beluri.
Top Channel