Rreperi kosovar rrëfen gjithçka të premten në PopCulture

11/01/2018 17:32

Vetëm një muaj pas publikimit të këngës së tij më të re “Lule blini”, rreperi nga Kosova, Trimi Jetullahu, ka marrë miliona klikime në Youtube.

Për të folur pikërisht për këtë sukses të tij rreperi ka zgjedhur ekranin e Top Channel ku do të jetë i ftuar në PopCulture në orën 15.35.

Ka qenë moderatori i emisionit PopCulture, Kelvi Kadilli, i cili ka publikuar në Instagram spotin e realizuar në të cilin anonçohet intervista me këngëtarin e njohur kosovar: “Çaj me Lule Blini, Anyone?! E Premte Ora 15:35”.

Për të realizuar klipin e këngës së tij më të re “Lule blini” rreperi kosovar ka zgjedhur Tiranën.

Mos harroni, të premten ora 15.35 në PopCulture do të ndiqni gjithçka për rreperin kosovar

Top Channel