Në shtëpinë e humoristit, Presidenti Meta ndalet në Bubq para se të nisej në Kroaci

11/01/2018 14:51

Ditën e enjte zyra e shtypit e institucionit të Presidentit të Republikës ka shpërndarë në rrjetin “Whatsapp” dy njoftime për gazetarët që ndjekin aktivitetin e kreut të shtetit.

Të dy njoftimet kishin të bënin me të njëjtin aktivitet, një takim te Presidentit të Republikës Ilir Meta me gjyshen e aktorit të humorit Bes Kallaku.

Veç fotove në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”, kreu i shtetit ka publikuar edhe një video në “Instagram”.

Pas takimit me gjyshen e aktorit, Presidenti i Republikës është nisur për Kroaci, ku do të takohet me homologen e tij Kolinda Grabar-Kitarovic.

Nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit. @ija_besit @bes_kallaku

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on

Top Channel