Eliminimi i Dinamos nga Liga e Konferencës, trajneri Daja shpërthen pas ndeshjes: Nuk kam parë arbitër më të dobët në Europë, do të ankohemi në UEFA Golden State Warriors dorëzohet ndaj Los Angeles Clippers në “Oracle Arena”.
Në këtë derbi kalifornian, skuadra kampione në fuqi e NBA u mposht me rezultatin 106-125, duke e ndërprerë serinë e 5 fitoreve radhazi. Warriors nuk kishte në parket Stephen Curry për një problem në kavilje dhe Klay Thompson. E gjithë pesha e ndeshjes ra mbi Kevin Durant, i cili nuk zhgënjeu duke shënuar 40 pikë për të kaluar kuotën e 20 mijë pikëve të shënuara në karrierë. Ai që mendoi të prishë festën e e basketbollistit të Golden State ishte Lou Williams, i cili mori përsipër të drejtojë Clippers drejt suksesit, duke e mbyllur sfidën me 50 pikë personale, për të shënuar paraqitjen e tij më të mirë në karrierë.
Ndeshja më e bukur e mbrëmjes në NBA ishte ajo e zhvilluar në “Madison Square Garden”, mes New York Knicks dhe Chicago Bulls, e fituar nga kjo e fundit 122-119. Ishte një ndeshje e rivalizuar nga të dyja skuadrat dhe këtë e tregon fakti se emri i fitueses u mësua pas 2 kohëve shtesë. Për Bulls njeriu i ndeshjes u bë finlandezi Markkanen me 33 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa për Knicks spikatën Beasley me 26 pikë, Porzingis me 24 dhe Jarred Jack me 16 pikë, 10 topa në tabelë e 10 assist.
Houston Rockets shënoi një fitore të rëndësishme në “Toyota Center” ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 121-112. Për teksanët, Harden nuk ishte i pranishëm, pasi ai është në fazën e riaftësmit nga një dëmtim në bicepsin femoral, kështu që detyra për t’i drejtuar ata drejt suksesit iu dha organizatorit Chris Paul. Ish-basketbollisti i LA Clippers shënoi 37 pikë, dha 11 asist dhe rrëmbeu 7 topa në tabelë në këtë ndeshje, ndërkohë që kontribut në fitoren e Rockets dha edhe Eric Gordon me 30 pikë. Për Portland shkëlqyen të zakonshmit Lillard dhe McCollum, me 29 e 24 pikë, por që nuk i mjaftuan kësaj skuadre për të evituar disfatën.
Top Channel