Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, Rama: Historike!
11/01/2018 14:09
Ditën e sotme Parlamenti në Maqedoni votoi ligjin për gjuhën shqipe, për të cilin ka reaguar menjëherë edhe kryeministri Rama në “Facebook”.
Rama e ka vlerësuar si një arritje historike për shqiptarët miratimin e ligjit.
“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkoi Rama në “Facebook”.
Top Channel