“Look Politikanësh”, Salianji: Duhet respektuar kodi i veshjes në Kuvend

11/01/2018 10:45

“Deputetët duhet të vlerësohen për atë që thonë dhe jo për mënyrën se si vishen”. Ka qënë kjo deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Top Show”.

Gjatë diskutimit të temës “Look Politikanësh”, Salianji vuri në dukje faktin se secili nga deputetët duhet të respektojë kodin e veshjes, pasi sipas tij ajo është impakti i pari me njerëzit me të cilët komunikojnë cdo ditë: “Unë se kam hipokrizinë të them që nuk e kam problem mënyrën se si vishem. Pa diskutim që unë kujdesem për veshjen dhe është pjesë e komunikimit me publikun dhe respektimit të pozicionit që ti si politikan hyn në shtëpinë e qytetarëve të cilët të vlerësojnë edhe nga paraqitja.

Përpiqem gjithmonë që të kombinohem. Duhet ta tejkalojmë fazën, ku një pjesë e madhe e njerëzve të cilët shajnë dhe komentojnë mënyrën e të veshurit të njerëzve. Diversiteti i veshjes së politikanëve e bën shoqërinë që të jetë më interesante.”

Salianji gjithashtu vuri theksin tek paga që secili nga deputetët merr, e cila sipas tij nuk është e vogël dhe ia lejon mundësinë e të veshurit mirë.

Top Channel