Kampioni i Botës hap kebab

11/01/2018 14:40

Lukas Podolski, kampion i Botës me Gjermaninë në vitin 2014, ka hapur një restorant me kebab në Këln.

Dy vitet e kaluara me Gallatasarajin e Stambollit duket se e kanë “turqizuar” ish-futbollistin e Bayern Munchen dhe Arsenal, i cili tashmë do të shërbejë në restorantin e tij specialitete turke.

Aktualisht, Podolski luan me Vissel Kobe në Japoni dhe ndoshta pas disa vitesh do të hapë edhe një restorant me specialitete aziatike.

Top Channel