Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm të bashkëpunimit me drejtuesit e FFK-së.
Presidenti Fadil Vokrri tha se e vlerëson vizitën e ministrit dhe shpreson që përkrahja nga ana e kësaj ministrie të mos mungojë as këtë vit.
“Diskutuam tema mjaft të rëndësishme për futbollin e Kosovës, si për infrastrukturën, stadiumin e qytetit ku pritet të zhvillohen shumë ndeshje të futbollit, etj”, tha Vokrri.
Ai kërkoi nga ministri, që zyrat e FFK-së t’i mbajnë për një periudhë më të gjatë kohore.
Nga ana e tij, ministri Gashi theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë dhe ta fillojë memorandumin e ri tripalësh me komunat e Kosovës, Federatën e Futbollit dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e gjitha kjo me qëllim që infrastruktura sportive të rregullohet dhe të fuqizohet futbolli.
“Për vitin 2018, ne kemi planifikuar një ligj të veçantë, që quhet ligji i menaxhimeve sportive”, tha ministri. Kjo ishte edhe vizita e parë e ministrit Kujtim Gashi në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Top Channel