“Deputetet sot në Kuvend janë Barbie Doll. Kanë ngatërruar institucion”

11/01/2018 11:11

Dikur në postin e ligjvënëses, sot kritikuese e tyre. Bëhet fjalë për ish deputeten Lajla Përnaska, e cila e ftuar në Top Show i ka quajtur deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, Barbie Doll, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e ligjvënëses: “Një kontigjent i rëndësishëm i femrave sot në kuvend skanë lidhje me të. Kanë lidhje me gjithçka përveçse me Parlamentin. Gratë sot në Kuvend janë thjesht barbie doll dhe ne këto fenomene po i përjetojmë shumë shpesh.

Statusi i politikanit është i veçantë dhe ka barrë përgjegjësie të lartë, ndaj dhe imazhi është pjesë e rëndësishme por ka kritere dhe standarde, pasi është rol institucional që duhet të respektohet. Nëse do isha në krye të institucionit do kërkoja respektim të kodit të veshjes .Secili institucion publik duhet ta kërkojë një gjë të tillë.”

Ish deputetja, Lajla Përnaska, gjatë diskutimit të saj në Top Show u fokusua më tepër në mënyrën e veshjes së ish kolegeve të saj, pasi sipas saj veshja e tyre në Kuvend sot lë vend për kritika

Top Channel