Edhe Danimarka mund të ketë së shpejti një Çmim të Madh të Formula 1, pikërisht në kryeqytetin e saj Kopenhagen.
Është vetë presidenti i F1, Chase Carey që ka konfirmuar një fakt të tillë, pasi ka realizuar edhe një takim me drejtuesit e qeverisë daneze. Carey konfirmoi se është projektuar që testi i parë të bëhet në Botërorin e vitit 2020 dhe vlera ekonomike e realizimit shkon nga 40-67 milionë euro.
“Jemi shumë entuiziastë që të zbulojmë mundësitë e një gare në Danimarkë. Kemi folur vitin e shkuar për rëndësinë e organizimit në vende emblematike, që tërheqin vëmendjen botërore dhe mendoj se Kopenhagen do të ishte perfekte”, deklaroi Carey.
“Prania e një piloti danez në garat e F1 është një avantazh i madh, por edhe nëse nuk do të ishte, interesi për një garë të F1 në Danimarkë do të mbetej i madh. sigurisht do të preferoja të ishte një danez në pistë, por nuk është themelore”, deklaroi Ministri i Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit, Helge Sander, duke ju referuar Kevin Magnussen.
Top Channel