Aktori i “Portokallisë” prezanton të dashurën

11/01/2018 13:07

Ky është padyshim viti më i suksesshëm në jetën profesionale për Rezart Veleshnjën, që nga publiku është personifikuar si fshatari nga Pishkashi, në programin më të ndjekur të humorit në vend “Portokalli”, Betim Spërdhima.

Por jo më pak e suksesshme është jeta sentimentale për një nga imituesit më të mirë në Shqipëri.

Rezart Veleshnja ka vendosur të realizojë një udhëtim nëpër Europë dhe çdo ditë prezanton për fansat momente me shpirtin e tij binjak.

Përpara pak kohësh, Rezarti postoi në rrjetin social Instagram një foto në të cilën shfaqeshin vetëm sytë e të dashurës së tij ndërkohë që tashmë në një video të postuar ai shfaq të plotë imazhin e saj duke mos rrëfyer emrin por vetëm shkronjën e parë, S, shoqëruar me një zemër.

hej plak!✌?❤️

A post shared by @ rezart.veleshnja on

Top Channel