Gomonia e sekuestruar

Një gomone është gjetur në vendin e quajtur “Delisuf”, në grykëderdhje të Vjosës, pas një njoftimi në Sallën Operative të Kufirit dhe Migracionit, ku u raportua se ndodhej i qëndruar mjeti lundrues.

Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e raportuar, ku kanë konstatuar gomonen në breg të detit, rreth 7-8 m e gjatë me dy motorë.

“Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm. Policia Kufitare Vlorë po punon në bashkëpunim me DVP.Vlorë, Delta Forcë dhe GdF për verifikimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes nëse ka vepër penale ose jo si edhe për identifikimin e shtetasit/ve të cilëve u përket gomonia”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA