Tjetër fëmijë tek Kardashian?

10/01/2018 14:02

Familja Kardashian duket se do të shtohet sërish me fëmijë. Këtë herë bëhët fjalë për më të voglën e motrave Kardashian, Kylie, e cila prej kohësh përflitet në media për një shtatëzani të mundshme.

Edhe pse gjatë instervistës për ‘Ellen’, Khloe u pyet nëse motra e saj është në pritje të ëmbël, ajo preferoi të mos komentojë duke theksuar se është më mirë që Kylie të ftohet në studio e të flasë vetë për këtë çështje.

Por gjithçka pritet të konfirmohet në serinë e javës së ardhshme të familjes së tyre, në promon e së cilës është thënë se do ketë dy raste ku lajmet janë shumë të mëdha.

Ishte kjo një mënyrë për të rritur audiencën? Kjo gjë mbetet për tu vërtetuar javën që vjen.

Top Channel