Tjetër fejesë në Hollywood

10/01/2018 11:07

Duket se 2018 do të jetë viti i eventeve të mëdha përsa i përket ceremonive martesore.

Këtë herë është fjala për yllin e Hollywood, Gwyneth Paltrow, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka konfirmuar fejesën e saj me Brad Falchuk, me të cilin po përjeton disa vite lidhje.

Mediat kanë shkruar shpesh për një fejesë të mundshme të çiftit kohë më parë por nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e tyre, deri në momentin kur aktorja ka bërë postimin.

Geyneth fejohet me Brad Falchuk, pas një martese 13 vjeçare me Chris Martin me të cilin u divorcua në vitin 2014.

?

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on

Top Channel