Linja kozmetike e Kylie Jenner ka bërë më tepër se 420 milionë dollarë xhiro në 18 muajt e fundit, një shumë që duket se po kalon edhe kompani të stabilizuara si “L’Oréal’s Lancome”, të cilës ju deshën 80 vite për të arritur 1 milion dollarë shitje.

Linja e kozmetike e aktores, parashikohet të arrijë në vitin 2022 shifrën prej 1 miliardë dollarë.

Pasuria që modelja 20-vjeçare ja arritur që të grumbullojë deri tani vlerësohet të jetë afro 50 milionë dollarë.

Në fund të 2017-s, Kylie Jenner ishte personi më i ri në moshë në listën e Forbes për të famshmit, duke mbajtur vendin e 59-të, për nivelin e përfitimeve. Të ardhura këto, të përfituara nga spektakli “Keeping Up With The Kardashians”, “Kylie Cosmetics”, nga koleksionet e veshjeve, etj.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA