Redi Jupi flet për fëmijët në Wake Up
10/01/2018 12:23
Redi Jupi, ish-futbollisti i Kombëtares, i ftuar në “Wake Up”, krahas punës së tij me talentet e reja, rrëfeu edhe një pjesë të jetës së tij familjare.
Ai është babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. “Nuk e kam me merak që fëmijët të ndjekin rrugën e futbollit. Vajza ka karakterin që mund të merrej me futboll, por nuk e di a do të doja. Djali i madh, Jakobi, ka prirje”, u shpreh Jupi.
Ndërsa i pyetur për talentet e reja, me të cilët ai merret, Jupi tha se ka elementë që mund të spikasin në të ardhmen. “Ne jemi më shumë popull që duam të shohim futboll, se sa të merremi më të”- u shpreh ish futbollisti duke nënvizuar faktin se dikur ka patur më shumë të rinj që merreshin me sport.
Top Channel