Në San Siro duket se do të luajë vetëm një skuadër dhe ajo skuadër nuk do të jetë Milani.
Sipas asaj që shkruajnë mediat sportive në Itali, Milani ka vendosur të tërhiqet nga kontrata që e lidh me M-I Stadio Srl. shoqëria në bashkëpronësi me Interin me anë të së cilës dy skuadrat milaneze kontribuojnë financiarisht, së bashku me Komunën e qytetit për menaxhimin e stadiumit historik.
Mediat sportive italiane shkruajnë se Milani ka informuar në ditët e fundit të vitit të kaluar si Komunën e Milanos ashtu edhe klubin e Interit se nga 30 qershori 2018 kërkon të tërhiqet nga kontrata që e lidh me San Siron.
Të njëjta burime thonë se kjo ka shkaktuar shqetësim tek Interi, aq sa Antonello ka kërkuar një takim në lidhje me menaxhimin e stadiumit dhe sigurimin e të ardhurave për të.
Gjithçka është në fazën e “thashethemnajës” dhe nuk ka asgjë zyrtare, por hollësi të mëtejshme pritet të dalin në orët dhe ditët në vijim.
Top Channel