E fejuara e Princ Harry fshin llogaritë në rrjetet sociale

10/01/2018 15:46

Duket se rregullat e familjes mbretërore janë mjaft të forta e duhet të gjejnë zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe anëtaren më të re të familjes, të fejuarën e Princ Harry, Meghan Markle.

Sipas traditës së familjes mbretërore, Meghan Markle, ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram.

Në lidhje me mbylljen e llogarive të Meghan ka reaguar pallati mbretëror i cili ka raportuar se e fejuara e Princ Harry nuk i ka përdorur për një kohë të gjatë këto rrjete sociale, ndaj dhe për këtë arsye ka vendosur ti mbyllë.

Megjithatë fansat e çiftit nuk duhet të shqetësohen pasi çdo aktivitet nga jeta e tyre e përditshme, dhe e anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, publikohet në ‘Instagram’-in, ‘Twitter’-in, dhe ‘Facebook’-un e pallatit mbretëror.

Princ Harry dhe Markle do të martohen në 19 maj të këtij viti.

Top Channel