Çfarë po ndodh pas analistit?!

10/01/2018 11:50

Momentet zbavitëse në transmetimet live në televizion sapo kanë nisur dhe për 2018. E tillë është ajo e Channel 4, ku analisti i Daily Mail ishte në lidhje direkte dhe një çift pas tij shfaqet duke u grindur.

Andrew Pierce ishte duke komentuar teksa çifti ndaloi për një moment pas tij, dhe vazhduan të debatonin me njëri-tjetrin, ku në fakt u dëgjuan dhe fjalët e rënda mes tyre, duke shkaktuar të qeshura dhe në studio.

“Më vjen vërtetë keq për shpërqëndrimin pas meje, nuk munda të ndihmoj realisht”, u detyrua të thoshte Pierce, i cili u kërkoi falje shikuesve edhe më pas me një postim në Twitter.

Top Channel