Milan, takim mes Cardinales dhe Amorim për merkaton, Leao një mister, gjithçka varet prej portugezit
Silvio Berlusconi nuk ka më pjesë te Milani, por vijon të flasë për kuqezinjtë. Në një intervistë, ish kryeministri italian dhe presidenti i kuqezinjve ka treguar se vijon të ketë në zemër Milanin.
“Milani është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time, por nuk kam ndërmend të rikthehem sërish. Klubin e shita pasi u bë e pamundur që një familje të përballojë gjithë ato shpenzime që duheshin për ta mbajtur skuadrën në nivele të larta”, tha Berlusconi.
Gjithsesi, ish presidenti i Milanit, që shquhej për ndërhyrjet e shpeshta në skemat e trajnerëve, kritikon edhe Genaro Gattuson për modulin që përdor te kuqezinjtë.
“Ky modul loje është i gabuar. Kur e shoh skuadrën të rreshtuar në atë mënyrë, më përzien”, tha ish presidenti i Milanit.
Top Channel