Balotelli: Ju betohem, nuk është ashtu siç duket! (Video)

10/01/2018 20:01

Të martën në mbrëmje, Mario Balotelli nuk mundi të jepte kontributin e tij për Nisën në ndeshjen ndaj Monakos, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Ligës së Francës.

Sulmuesi italian kishte problem me një nerv në pjesën e pasme të kofshës dhe në Instagram publikoi videon e seancës së fizioterapisë së cilës iu nënshtrua.

“Nuk është ashtu siç duket, ju betohem!!!” komentoi me shaka Mario Balotelli.

A post shared by Mario Balotelli???? (@mb459) on

Top Channel