Angelina Jolie vendos në vend të parë fëmijët

10/01/2018 16:02

Familja në vend të parë Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ceremonia madhështore e Golden Globe, eventi vijon të marrë vëmendje maksimale.

Këtë herë DailyMail është fokusuar tek aktorja bukuroshe, Angelina Jolie, e cila në mbrëmjen e Golden Globes u shoqërua nga djali i saj 14-vjeçar Pax.

Ndërsa në një tjetër event i cili u organizua të martën në mbrëmje në New York, bukuroshja 42-vjeçare është prezantuar së bashku me tre fëmijët e saj në tapetin e kuq, Shiloh, 11 vjeçe, Zahara, 13 vjeçe dhe djali Pax 14 vjeç.

Aktorja e veshur me një fustan të zi të gjatë është kombinuar në mënyrë perfekte me fëmijët e saj, të cilët gjithashtu kanë zgjedhur ngjyrën e zezë në veshje.

Pak muaj më parë aktorja zyrtarizoi divorcin me aktorin Brad Pitt

FOTO GALERI
1/1

Top Channel