“Skenat e nxehta në film, nusja nuk më ka penguar asnjëherë”

09/01/2018 16:25

Aktorët e filmit më të ndjekur shqiptar “Unë, ti dhe Kasandra”, Neritan licaj, Anxhela Çikopano dhe Rozi Kostani të ftuar në PopCulture, rrëfejnë se në kohën kur është trasmetuar filmi fansat e kanë qenë të shumtë, për shkak të personazheve të interpretuara dhe fenomenit që filmi trajtonte, që ishte droga tek të rinjtë.

Aktori Neritan Liçaj rrëfeu se skenat e nxehta të realizuara në film në atë kohë kanë marrë mjaft kritika për shkak të mentalitetit shqiptar. Por ndryshe nga të tjerët, bashkëshortja ime, theksoi Liçaj, i ka kuptuar mjaft mirë, madje ka qenë e pranishme në kohën kur filmi xhirohej: “70 % në Shqipëri ende e shohin si të gabuar faktin e realizimit të skenave të nxehta në film. Por ndryshe nga ata bashkëshortja ime, e cila në periudhën e transmetimit të filmit ishte e dashura ime, më ka përkrahur dhe kuptuar që ato ishin thjeshtë pjesë e rolit që duhet të interpretoja”.

Në fakt rrëfeu Liçaj mentaliteti shqiptar ka shkuar deri aty sa ai është paragjykuar edhe për flokët e lyera në ngjyrë të verdhë, për të cilat ishte i detyruar për shkak të rolit.

Aktorët rrëfejnë se pas transmetimit të filmit, impakti i të cilit ka qenë shumë i madh, ofertat për të qenë protagonistë në filma të tjerë kanë qenë të shumtA.

Top Channel