Edhe pas 12 vitesh martesë duket se këngëtarja Pink, vijon të mbetet shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj Carey Hart.
Këtë përvjetor të dashurisë së tyre Pink e ka bërë publike në rrjetin social Instagram shoqëruar edhe me nje koment për bashkëshortin: “12 vjet të martuar sot. 16 në qoftë se llogarisim 4 vitet që shpenzuam për të vendosur në qoftë se do të jetonim bashkë përgjithmonë apo do të vrisnim njëri- tjetrin. Vijoj ende e dashuruar me ty”.
Në postimin e këngëtares shfaqet një kolazh me foto nga momentet ndoshta më të bukura të jetës së tyre bashkëshortore.
Çifti është lidhur së bashku në vitin 2002 dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë në vitin 2006 në Costa Rica dhe sot janë prindër të dy fëmijëve të vegjël.
Top Channel