Një ditë nga jeta e një princeshe

09/01/2018 15:43

Jo për të gjithë fëmijët nisja e vitit shkollor është një ditë e gëzuar.

Princesha Charlotte, më e vogla e familjes mbretërore duket se bën pjesë tek ai grup fëmijësh të cilët ditën e parë të shkollës e përjetojnë me shumë gëzim. Një gjë e tillë duket nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të Kensington Palace, në të cilat shfaqet princesha Charlotte në ditën e parë të shkollës.

Në foto e vogla Charlotte e cila duket mjaft e lumtur, shfaqet me një pallto të vogël të kuqe, shall dhe çantë shpine rozë. Duket se rregullat e Pallatit Mbretëror përsa i përket kodit të veshjes respektohen nga të gjithë, përfshirë edhe vogëlushen.

Top Channel