Manchester City nis tratativat për Alexis Sanchez

09/01/2018 14:09

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës Citizens janë të vendosur për të sjellë sulmuesin kilian, Alexis Sanchez, në Etihad Stadium.

Manchester City, tentoi të blente kartonin e Sanchez edhe gjatë muajve të verës për 45 milionë euro, por në atë kohë tratativat dështuan pasi Arsenali hasi vështirësi në blerjen e Lemat dhe shitjen e Oxlade Chamberlain te Liverpooli.

Në merkaton dimërore, Manchester City do të bëjë tentativën e radhës për Sanchez, kontrata e të cilit me Topçinjtë e Londrës skadon në muajin qershor me 29 vjecarin që ka refuzuar rinovimin e saj. Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, Arsenali i ka kërkuar Manchester City-t 39.7 milionë Euro, 5.3 milionë më pak se oferta e muajve të verës së Citizens.

Por pavarësisht kësaj, skuadra e Guardiolës këtë radhë nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 22.7 milionë Euro për Sanchez që është gjysma e shifrës së ofertës së mëparshme.

Manchester City ka një as nën mëngë në të gjithë këtë histori, pasi Sanchez ka punuar edhe më parë me Guardiolën dhe dëshiron që të jetë sërish nën urdhrat e tij. Në këtë pikë Arsenalit do t’iu duhet të pranojë një ofertë më të ulët për të pasi nuk dëshiron që ta humbasë kilianin me parametra zero në fund të sezonit.

Top Channel