Lucas Moura, një brazilian për Mourinhon

09/01/2018 13:48

Disa ikin, disa vijnë. Jose Mourinho nuk është asnjëherë i kënaqur nga merkato. Me mendjen te Antoione Griezmann, që shihet si objektivi madhor për merkatron e verës, portugezi po kërkon të riparojë formacionin me disa lëvizje në merkaton e dimrit.

Emri i fundit që është bindur për t’u bashkuar me ‘Red Devils’ është ai i brazilianit Lucas Moura. Talenti brazilian që pas mësymjes së Neymar e Mbappe në Paris ka mbetur në hije, po kërkon një vend titullari, që mund ti garantojë prezencën në kombëtaren e Brazilit në verën e këtij viti.

Sipas mediave britanike, Mourinho ka siguruar pëlqimin e vetë futbollistit, që nga ana tjetër është duke punuar me njerëzit e tij për të bindur klubin parizien që të lejojë transferimin e tij drejt Anglisë.

Top Channel