Nëntë persona, 7 italianë dhe dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në provincat e Brindisit, Barit dhe Lecces, gjatë një operacioni të gjerë policor. Ata akuzohen për trafik droge dhe kontrabandë mallrash.

Hetimi i “Guardia di Finanza”-s ka arritur të shkatërrojë dy grupe të ndryshme, të përfshirë kryesisht në trafikun e hashashit nga Shqipëria në Itali, por edhe kontrabandës së duhanit dhe alkoolit nga Holanda, Polonia dhe Lituania.

Nga hetimet e “Guardia di Finanza”-s ka rezultuar se, këta persona janë përgjegjës edhe për ngjarkesën prej 480 kg kanabis të kapur në dhjetor të vitit 2016, që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria.

Në atë operacion, policia italiane sekuestroi një minifurgon të mbushur me hashash, si dhe një motobarkë të fuqishme, e cila përdorej nga trafikantët për realizimin e aktivitetit të tyre kriminal.

Policia italiane po vijon hetimet për këtë grup, i cili mendohet të ketë shtrirje më të gjerë dhe persona të tjerë të implikuar në trafik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA