Nuk ka hequr dorë kurrë nga ëndrra për t’u shndërruar në një futbollist profesionist dhe për të veshur një ditë fanelën e skuadrës së tij të zemrës.
Usain Bolt deklaroi për Sunday Express se në muajin mars do të testojë veten me Borusian e Dortmundit për të provuar që të bëhet futbollist profesionist dhe një ditë të veshë fanelën e Manchester United.
“Kjo provë do të më mundësojë të kuptoj se çfarë mund të bëj me topin në këmbë. Nëse tek Borusia do të më thonë që jam i mirë dhe që kam nevojë vetëm për pak trajnim, do t’i përvishem punës dhe do të trajnohem”, thotë ai.
Kampioni e rekordmeni i shumëfishtë i atletikës ndjehet nervoz.
“Zakonisht nuk jam nervoz, por këtu bëhet fjalë për futbollin dhe është normale. Do të më nevojitet pak kohë për t’u përshtatur, por jam i sigurtë se sapo të kem luajtur disa ndeshje, do të ambientohem”, deklaron Bolt.
Top Channel