PSG e nisi vitin 2018 aty ku kishte lënë 2017-ën, fitore me goleadë, lojë bindëse dhe spektakël.
Skuadra që vuajti superioritetin e PSG ishte Rennes në Kupën e Francës, ku Neymar, Mbappe me shokë arritën të shënojnë 6 gola, ndërsa pësuan vetëm një.
Për t’u veçuar ishte goli i 4 i realizuar nga braziliani Neymar.
Ishte goditje nga këndi për Rennes dhe rreziku ishte evidend në portën e PSG, por kualiteti është i jashtëzakonshëm edhe repartin e mbrojtjes të kryeqytetasve, të cilët nuk nxitohen aspak për të larguar topin, por nisin një kundërsulm me pasimi që në zonën e tyre.
Topi pasohet te Neymar në mesin e fushës, i cili me shpejtësinë dhe teknikën e tij karakteristike depërton deri në hyrje të zonën, ku më pas është Mbappe që tregon altruizmin e tij.
Edhe pse me portën e boshatisur, ai ja fal këtë gol shokut të tij të skuadrës.
Lojtarëve të Rennes nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të shijojnë spektaklin…
Top Channel