“Pleshti 2.0”, ngjan si Messi, luan si Messi, hipnotizon si Messi – VIDEO
08/01/2018 17:28
Kur Barcelona nënshkroi me 12-vjeçarin Cristobal Munoz, duke ja marrë Malagas marsin e vitit të kaluar, mediat sportive katalanase e cilësuan si “rrëmbim i të riut më me perspektivë në futbollin spanjoll”.
E pa mbushur ende një vit, Cristobal ka treguar në fushën e lojës se jo më kot u shkrua për të, megjithëse është në një moshë fare të re.
Ajo që ka tërhequr më shumë mediat sportive dhe tifozët e Barcelonës është ngjashmëria e skajshme e të riut me Messin.
Top Channel