Neymar Jr. është futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e futbollistëve. Ky është përfundimi i arritur nga studimi i kryer nga Observatori i Futbollit “CIES”, që përllogariti vlerën e futbollistëve të 5 kampionateve më të rëndësishme të kontinentit europian.
Në përllogaritjet e saj, “CIES” ka marrë parasysh moshën e lojtarit, kohëzgjatjen e kontratës, momentin apo edhe statusin e tij sportiv.
Në këtë pikë, Neymar e sheh veten në vendin e parë, me një vlerë prej 213 milionë eurosh, i ndjekur në vendin e dytë nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi, me 202.2 milionë euro, ndërkohë që podiumin e plotëson sulmuesi anglez i Tottenhamit, Harry Kane, me 194.7 milionë euro, duke lënë pas talentin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.
Klasifikimi vijon me Dybala në vendin e pestë, i ndjekur nga Dele Alli, De Bruyne, Lukaku, Griezmann dhe Pogba.
Të bën përshtypje fakti që në dhjetëshen e futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato nuk figuron emri i Luis Suarezit dhe ai i Cristiano Ronaldos. Uruguajani është në vendin e 14, me 128.7 milionë euro, ndërsa portugezi i Realit të Madridit është i 49-i, me një vlerë prej 80.4 milionë eurosh.
Top Channel