Aktorja “thyen” rregullat në ceremoninë e Golden Globes

08/01/2018 13:25

Ngjyra e zezë ishte kodi i veshjes për të gjithë aktorët në eventin e mbrëmshëm të Golden Globes, si një dedikim i veçantë për të gjitha gratë e prekura nga abuzimet seksuale në Hollywood.

Por ndërkohë që të gjitha vajzat e respektuan kodin e veshjes, një prej tyre “theu” rregullat.
Bëhet fjalë për aktoren Blanca Blanco, e cila u shfaq në eventin e rëndësishëm e veshur me një fustan të kuq të gjatë me dy të çara, një tek pjesa e gjoksit dhe tjetra deri tek pjesa e këmbëve.

Por pavarësisht shpjegimeve të aktores se përse kishte veshur fustan të kuq, kritikat për në rrjetet sociale ishin të shumta.

Një nga arsyet që aktorja dha për këtë “thyerje” të kodit të veshjes, ishte se i pëlqente shumë ngjyra e kuqe.

Arriving @goldenglobes

A post shared by Blanca Blanco (@blancablancoactress) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA