Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Tiranës arrestoi pesë persona të cilët dyshohen se shpërndanin drogë në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar gjatë aksionit antidrogë u sekuestrua edhe sasia prej 256,5 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Të arrestuarit janë Elton Hasnjoku, Armand Pisha, Migen Jani, Shpëtim Myrta dhe Mariglen Gostima. Sipas policisë dy të fundit rezultojnë të kenë qenë të dënuar edhe më parë.
Sipas të dhënave të deritanishme të pesë të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në zonën e Oxhakut dhe të Xhamllikut. Përvec sekuestrimit të drogës policia bllokoi edhe dy mjete Golf 5 me të cilët shpërndarësit po qarkullonin.
Top Channel