Partizani niset drejt Antalias, 3 futbollistë lihen jashtë

07/01/2018 22:30

Partizani u nis drejt Antalias, ku do të qëndrojë për 12 ditë, për t’u përgatitur në kuadër të pjesës së mbetur të sezonit. Ajo që bie në sy, është mungesa në listën e të grumbulluarve, e lojtarëve si Emiliano Vila, Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi.

Të 3 këta futbollistë duket se nuk bëjnë më pjesë në planet e Partizanit, ndaj edhe janë lënë jashtë grumbullimit të ekipit në Antalia.

Kjo lëvizje pritet të ndezë merkaton te të kuqtë, që pas Telushit dhe Malës, do të bëjnë të tjera afrime për të kompletuar grupin e lojtarëve.

Krahas të kuqve, edhe klube të tjera shqiptare pritet të hidhen në sulm për të afruar futbollistët e lënë jashtë nga të kuqtë, duke bërë që merkatoja e janarit të jetë tejet interesante.

Ja lista e futbollistëve të Partizanit, që u nisën për në Turqi:

 

PORTIERË: ALBAN HOXHA, DASHAMIR XHIKA
MBROJTËS: SODIQ ATANDA, MARINERS KLLOGJERI, ESAT MALAJ, RENALDO KALARI, LABINOT IBRAHIMI, BLERIM KOTOBELLI
MESFUSHORË: IDRIZ BATHA, LORENC TRASHI, RIMAL HAXHIU, GERHARD PROGNI, LUKAS CARDOSO, ALBAN SULEJMANI, BRUNO TELUSHI, ADEM MALIQI
SULMUESË: REALDO FILI, JURGEN BARDHI, JASIR ASANI

Top Channel