Rita Ora në vend të parë

06/01/2018 15:18

Në ditët e para të vitit 2018, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, pasi uroi fansat e saj për festat e fundvitit u premtoi se shumë shpejt do të sillte projekte të reja për ta.

Një ndër këto projekte është bashkëpunimi me këngëtarin e grupit ‘One Direction’ dhe së bashku ata publikuan ditën e djeshme këngën për filmin “Fifty Shades Freed”.

Menjëherë pas publikimit kënga “For You” pati një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku, duke kryesuar kështu listën në Itunes për Mbretërinë e Bashkuar.

Rita dhe Liam publikuan pjesë të këngës në instagram, duke falenderuar fansat e tyre për mbështetjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA