Gomonia që u ndoq në Adriatik dhe arriti t’u shpëtonte për disa orë ndjekjes nga policia kufitare shqiptare dhe Guardia di Financa italiane është kapur më në fund nga malazezët.
Sipas policisë shqiptare, e cila e konfirmon lajmin skafistet në bord ishin dy malazeze dhe një serb. Gomonia ndiqej që prej së premtes nga policitë e tre shteteve. Por vetëm në ora 17:30 të së shtunës u bë i mundur ndalimi në Mal të Zi.
Gjatë operacionit u bllokua edhe një gomone e dytë, e cila sipas policisë shqiptare, ishte përpjekur t’i vinte në ndihmë gomones së parë.
Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas të tjerë malazeze. Gomonia e kapur alarmoi se pari policinë kufitare shqiptare, e cila organizoi operacione nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit me dyshimin se ne bordin e saj mund të ishte fshehur lëndë narkotike.
Rreth orës 13:50 të së premtes mjeti u diktua ndërsa lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit në Sazan. 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë e ndoqën duke kërkuar ndihmën e anijes “Oriku” dhe një helikopteri Cougar Forcave të armatosura, por edhe të homologëve italianë e malazeze.
Ky ishte rasti i 3-të brenda pak ditësh që u tentua të trafikohet kanabis nga Shqipëria. Madje një shqiptar dhe një Italian zgjedhën natën e ndërrimit të viteve për të transportuar mbi 600 kg hashash drejt Italisë, por u kapën nga Guardia di Financa.
Top Channel